Ndërlidhjet

Nigeri: Nga shpërthimet në Natën e Krishtlindjeve – 11 të vrarë


Nga eksplodimet në Natën e Krishtlindjeve në rajonin e trazuar qendror të Nigerisë, janë vrarë së paku 11 vetë, thonë zyrtarët.

Zyrtari lokal Gregory Yenlong nga shteti Plateau, i tha AP-së se ai i ka numëruar 11 kufoma në dy vende të goditura nga shpërthimet e bombave, në qytetin qendror Jos, të premtën në mbrëmje.

Sipas tij, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Jos është qendër e një hapësire me përplasje etnike dhe dhunë, që shpeshherë shpërthen përgjatë linjave religjioze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Gjatë këtij viti, nga incidentet e dhunshme në këtë rajon, janë vrarë më se 500 vetë.
XS
SM
MD
LG