Ndërlidhjet

Valë masive refugjatësh nga Bregu i Fildishtë



Rreth 14 mijë njerëz kanë braktisur Bregun e Fildishtë drejt Liberisë fqinje pas mosmarrëveshjeve që po shoqërojnë zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se është e përgatitur për 30 mijë refugjatë nga Bregu i Fildishtë në rajon.

Shumica e atyre që po largohen janë mbështetësit e Alsane Ouataras, i cili ndërkombëtarisht është njohur si president i ri i vendit. Presidenti aktual, Laurent Gbagbo nuk pranon ta lëshojë postin.
XS
SM
MD
LG