Ndërlidhjet

Pakistan: 15 militantë të vrarë nga sulmet e dyshuara amerikane


Zyrtarët e shërbimit informativ të Pakistanit thanë se nga sulmet e dyshuara amerikane janë vrarë 15 militantë në një rajon fisnor afër kufirit afgan.

Më shumë se gjashtë raketa raportohet të kenë shkatërruar një makinë në një objekt në fshatin Shera Tala në Vaziristanin Verior.

Të paktën 110 sulme të tilla raketore janë kryer këtë vit, pothuaj dyfishi i vitit të kaluar.

Gati të gjitha kishin në në shënjestër Vaziristanin Verior, një rajon që mban të strehuar grupet militante që luftojnë kundër trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG