Ndërlidhjet

Timoshenko ftohet në Bruksel, pavarësisht ndalesës së udhëtimit


Një parti kryesore politike evropiane e ka ftuar ish kryeministren Julia Timoshenkon në Bruksel duke sfiduar kështu ndalesën e udhëtimit.

Ftesa vjen nga Partia Evropiane e Popullit(EPP), parti kjo e qendrës së djathtë.

Agjencia Interfax tha se sekretari i përgjithshëm i EPP-së, Antonio Lopez-Isturiz White e ka ftuar Timoshenkon gjatë një bisede telefonike.

Timoshenko është akuzuar për keqpërdorim të buxhetit, një akuzë e mohuar nga ajo.

Ajo e ka të ndaluar të dale nga Kijevi, ndërsa është nën hetime.
XS
SM
MD
LG