Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – gjashtë të vrarë


Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan thonë se nga një sulm i aeroplanit të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, janë vrarë gjashtë vetë në një rajon afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se të vrarit po udhëtonin me një makinë kur u goditën.

Kjo ndodhi sot në hapësirën Spin Wam në rajonin e Vaziristanit Verior.

Dy zyrtarë të inteligjencës folën në kushte të anonimitetit, pasi ata nuk janë të autorizuar për të biseduar me gazetarët.
XS
SM
MD
LG