Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit i ka deklaruar agjencisë gjysëm zyrtare Fars se Irani ka rrëzuar dy aeroplanë spiunazhi në Gjirin Persik.
Gjenerali Amir Ali Haxhzade, i cili komandon forcat ajrore të Gardës Revolucionare, ka thënë se ushtria iraniane ka qëlluar dy aeroplanë spiunazhi.
"Kjo është e para herë që e shpallim këtë", ka thënë Haxhzade duke mos dhënë detaje tjera.