Ndërlidhjet

KB: Bregu i Fildishtë në prag të luftës civile



Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Bregu i Fildishtë kërcënohet nga një luftë civile e re, kurse kryeministri i këtij vendi Gillaume Soro tha se lufta tashmë ka filuar.

"Vendi në të cilin më shumë se 200 njerëz e humbën jetën për pesë ditë ndodhet në luftë. Vendi ku popullata po arratiset është vend në luftë", tha Soro.

Soro është bashkëpunëtor i ngushtë i Alasana Outara, njeriut të cilin ndërkombëtarët, përfshirë OKB-ja, e kanë njohur si president të ri të Bregut të Fildishtë.
XS
SM
MD
LG