Ndërlidhjet

Merkel: Sulmi në Egjipt i tmerrshëm dhe barbar


Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka dënuar sulmin ne një kishë në Egjipt, nga i cili u vranë 21 persona, duke e cilësuar atë si “barbar”.

“Kam marre lajmin për këtë sulm të tmerrshëm në kishën në Aleksandri, me neveri dhe me zemërim”, ka thënë Merkel në një letër ngushëllimi që i ka dërguar presidentit Hosni Mobarak.

“Qeveria gjermane dënon fuqishëm këtë akt barbar të terrorit në të cilën humbën jetën të krishterët, por edhe myslimanët”, ka thënë Merkel.

Në anën tjetër, të krishterët koptë të Egjiptit, të zemëruar nga sulmi me bomba në Kishën Koptike në Aleksandri, janë përleshur me policinë.

Qindra pjesëtarë të bashkësisë koptike protestuan në Aleksandri, duke kërkuar mbrojtje më të mirë për të krishterët.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje disa persona lidhur me sulmin e të shtunës, ku u vranë 21 vetë.
XS
SM
MD
LG