Ndërlidhjet

Preteni: Korrupsioni në përmasa shqetësuese


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Kosova ka hyrë në vitin 2011 me nivel të lartë korrupsioni, thonë përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion.

Drejtori i këtij organi, Hasan Preteni, thotë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.

Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë. Ishin disa premtime, disa angazhime, por në fund doli se vërtet nuk mund të mburremi me rezultatet e arritura për vitin që kemi lënë pas”, thotë Preteni.

Në 2010-ën, sektori më i korruptuar raportohet të ketë qenë ai i partive politike, për t'u pasuar nga sektori i gjyqësorit.

Hasan Preteni
Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Pse mungojnë rezultatet? A janë kallëzimet penale jo të fuqishme, jo të materializuara mirë, apo hetimet nuk janë profesionale? Gjyqësori duhet të tregojë për këtë", thotë ai.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve gjegjëse që në vitin 2011 të fillojnë një betejë më të madhe për luftimin e këtij fenomeni.

Drejtuesit e Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thonë se, përkundër deklaratave në favor të luftës kundër korrupsionit, në praktikë nuk është shënuar asnjë rezultat. Avni Zogiani shprehet:

Realiteti ka qenë i kundërt me premtimet, me gjithë retorikën me të cilën qeveria që e kishim në mandat, kishte ardhur në pushtet. Institucionet e Kosovës për këtë periudhë kohore, në vend që të forcoheshin, janë dobësuar shumë”.
Të gjitha raportet kanë treguar se fusha anti-korruspion është përkeqësuar në Kosovë...

Zogiani kritikon institucionet se kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

“Një ndikim i madh i politikës në institucionet e pavarura dhe në gjyqësor. Të gjitha raportet kanë treguar se fusha anti-korruspion është përkeqësuar në Kosovë”, thotë ai.

Një numër të konsiderueshëm lëndësh që kanë të bëjnë me korrupsionin kanë pasur edhe prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, shpjegon më shumë:

“Sa i përket punës së gjykatësve, që nga fillimi i punës së EULEX-it në Kosovë, janë marrë rreth 160 vendime, nga të cilat 13 janë vendime për korrupsion dhe 4 për krim të organizuar. Sa i përket numrit të lëndëve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, prokurorët e EULEX-it janë marrë me më se 55 raste të krimit të organizuar dhe 91 raste të korruspionit. Deri më tani prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 58 aktakuza".

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është deklaruar për “zero tolerancë" ndaj korrupsionit. Më 26 shkurt të vitit të kaluar ajo kishte marrë vendim për krijimin e një departamenti të veçantë, të quajtur task-forcë, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky departament funksionon në kuadër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lexoni edhe këto:
TI: Partitë politike dhe gjyqësori më të korruptuarit
Politika dhe lufta kundër korrupsionit

XS
SM
MD
LG