Ndërlidhjet

Spanja çon para drejtësisë gjeneralin irakian



Drejtësia spanjolle ka hapur rastin e vrasjes së 11 anëtarëve të një grupi iranian në mërgim në një kamp në Irak në vitin 2009.

Forcat irakiane të sigurisë akuzohen për vrasjen e grupit të iranianëve. Sipas prokurorisë spanjolle rasti mund të klasifikohet si krim kundër njerëzimit. Gjykatësi spanjoll Fernando Andreu ka thirrur gjeneralin irakian Shemari të paraqitet para drejtësisë spanjolle më 8 mars.

Në incidentin në fjalë përveç 11 të vrarëve, 36 persona u arrestuan dhe disa qindra të tjerë u plagosën.

Spanja është e njohur për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut, pavarësisht se ku ka ndodhur krimi.
XS
SM
MD
LG