Ndërlidhjet

Emisari amerikan Ruxhiero do të vizitojë Afganistanin, Pakistanin



Frenk Ruxhiero, i cili e zëvendësoi ish diplomatin Riçard Hollbruk si emisar amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, pritet të udhëtojë këtë javë në këto dy vende.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, tha se Ruxhiero planifikon të “fokusohet në përgatitjet” për bisedimet mbi stabilizimin e rajonit që në shkurt do të mbahen në Uashington.

Në bisedimet do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë amerikanë, afganë dhe pakistanezë.
XS
SM
MD
LG