Ndërlidhjet

"Rasti Medicus" në Gjykatë


Gjykata e Qarkut në Prishtinë
Gjykata e Qarkut në Prishtinë
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë mëngjesin e sotëm po zhvillohet seanca e konfirmimit të akuzës për rastin e klinikës “Medicus”.

Seanca e parë e konfirmimit u mbajt më 14 dhjetor të vitit të kaluar, derisa u vendos vazhdimi për më 6 janar, për shkak të disa mosmarrëveshjeve ligjore.

Në rastin e klinikës “Medicus” janë shtatë të pandehur, të cilët akuzohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit me njerëz, duke rekrutuar, transportuar dhe shfrytëzuar njerëz për zhvendosjen dhe transportimin e pjesëve të trupit; pastaj për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, veprime të paligjshme mjekësore dhe procedura të tjera mjekësore, përfshirë zhvendosjen e organeve njerëzore dhe transportimin e tyre.

Hetimet kishin filluar në vitin 2008 nga Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut. (i.b.)
XS
SM
MD
LG