Ndërlidhjet

Hungaria do pranojë vendimin e BE-së për ligjin mbi mediat



Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se vendi i tij do ta ndryshojë ligjin e ri për mediat, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Bashkimi Evropian.

Gjatë një konference për shtyp Orban theksoi se ligji për shtypin ishte në të njëjtën linjë me legjislacionin në shumë vende evropiane, si Franca, Gjermania dhe Holanda.

Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 1 janar, parasheh ngritjen e një strukture me shumicë nga partia në pushtet, që do të mbikqyrë mediat nëse e shkelin "baraspeshën" apo "moralin" gjatë raportimit.

Një numër vendesh evropiane, përfshi Francën e Gjermaninë, e kanë kritikuar ashpër ligjin hungarez. Hungaria nga 1 janari ka kryesinë e rradhës së BE-së.
XS
SM
MD
LG