Ndërlidhjet

Ferati kalon në kampionatin gjerman



Mbrojtësi i qendrës Beg Ferati, i cili aktualisht luan me klubin zviceran të Bazelit, do t'i bashkohet ekipit gjerman të Fraiburgut.

24 vjeçari nga Kosova është pjesëtar edhe i përfaqësueses zvicerane të futbollit për të rinjtë.

"Ferati është lojtari ri, por me përvojë, i cili do të forcojë mbrojtjen tonë. Është një lojtar që përputhet me filozofinë tonë të lojës", tha drejtori sportiv i ekipit gjerman të Fraiburgut, Dirk Dufner.
XS
SM
MD
LG