Ndërlidhjet

Klinton nis turneun në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, nis sot turneun në vendet e Lindjes së Mesme. Gjatë udhëtimit 5-ditor në Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman dhe Katar, Klinton pritet të kërkojë nga udhëheqësit e tyre që të punojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me qeverinë e Irakut.

Sekretarja Klinton pritet të diskutojë edhe mënyrat për t’i bërë presion Iranit rreth programit të tij bërthamor.

Bëhet e ditur se ajo do të kërkojë nga vendet e Gjirit të ndihmojnë përpjekjet për të ringjallur bisedimet e drejtpërdrejta izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG