Ndërlidhjet

Irani konfirmon arrestimin e “spiunes amerikane“


Irani ka konfirmuar arrestimin e një shtetase amerikane, e cila dyshohet për spiunazh.

Hal Talajan është kapur javën e kaluar në kufirin me Azerbajxhanin dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Zëvendësi i shefit të policisë kufitare, Ahmad Garavand, u tha gazetarëve se ajo është arrestuar teksa fotografonte “gjoja si turiste, ndërsa në fakt ishte me mision spiunazhi“.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka mundur të konfirmojë nëse gruaja është shtetase e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG