Ndërlidhjet

Madridi hedh poshtë armëpushimin e përhershëm të ETA-s



Qeveria e Spanjës e ka hedhur poshtë armëpushimin e përhershëm që e shpalli grupi separatist bask ETA.

Komunikata e ETA-s nuk është e mjaftueshme, tha zëdhënësi i kryeministrit, Alfredo Perez Rubalkaba.

Qeveria e ftoi grupin ETA, e cila është dobësuar nga arrestimet dhe bastisjet pas 50 vjet sulmesh të armatosura, që ta denoncojë dhunën dhe të heqë dorë nga armët.

ETA, grup që ngarkohet për më shumë se 800 vrasje në luftën e armatosur për shtet të pavarur në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës, është dobësuar edhe nga rritja e mbështetjes ndaj politikës qeveritare në mesin e vetë baskëve.

ETA konsiderohet organizatë terroriste nga Spanja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, dhe ka vrarë më shumë se 800 njerëz që nga fundi i viteve të 1960-ta.
XS
SM
MD
LG