Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet burgosja e avokates në Iran


Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar burgosjen e avokates së njohur për të drejtat e njeriut, Nasrin Sotoudeh, në Iran.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të zonjës Sotoudeh, e cila është dënuar me 11 vjet burg dhe për 20 vjet i është ndaluar puna si avokate, për shkak se ka vepruar kundër interesave kombëtare.

Zonja Sotoudeh ishte anëtare e Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që udhëhiqet nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.

Akuzat kundër avokates Sotoudeh, kishin të bënin, kryesisht, me intervistat, që ajo i kishte dhënë për mediat e jashtme, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Iran në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG