Ndërlidhjet

SHBA-të nuk do ta braktisin Afganistanin


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Afganistani më 2014, nëse afganët nuk duan që Shtetet e Bashkuara t’i largojnë trupat e tyre.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin Hamid Karzai në Kabul.

Bajden ka takuar tashmë edhe komandantin e trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjeneralin Dejvid Petreus, dhe ambasadorin e SHBA-ve, Karl Eikenberi.

Zëvendëspresidenti Bajden ka arritur në Kabul të hënën, për një vizitë të paparalajmëruar.
XS
SM
MD
LG