Ndërlidhjet

logo-print

Obama merr pjesë në ceremonialin mortor të viktimave




Presidenti amerikan Barak Obama pritet të marrë pjesë në ceremonialin mortor të viktimave nga të shtënat në shtetin Arizona.

Gjashtë njerëz u vranë dhe 13 u plagosën, përfshirë kongresisten Gabriele Gifords në sulmin në Taskon.

Mjekët thonë se demokratja 40 vjeçare tash merr frymë vetë. Megjithëse në gjendje kritike, mjekët thonë se Gifords "po mbahet".

Tragjedia ka nxitur debate në SHBA për kontrollin e armëve dhe ka ngritur pyetje nëse debati i nxehtë politik ka luajtur rol në incidentin.
XS
SM
MD
LG