Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohen tre zyrtarë të EULEX-it në veri


Tre persona, zyrtarë policorë të EULEX-it, janë sulmuar fizikisht nga një grup i personave te paidentifikuar në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës bën të ditur se "rasti është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën 'Mbreti Petër' në veri".

"Pas kontaktit me prokurorin publik të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, rasti është kualifikuar si vepër penale - rrezikim i personave në mbrojtje ndërkombëtare. Hetimet do të ndiqen nga hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë", thuhet në komunikatën e PK-së.
XS
SM
MD
LG