Ndërlidhjet

Jeremiq: Integrimet evropiane - prioritet


Marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE do të jetë një ndër prioritetet kryesore të Serbisë në 2011-ën, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

"Përveç detyrave të brendshme politike, si ulja e papunësisë, synim i yni politik për këtë vit është marrja e statusit të kandidatit", ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

"Një gjë e tillë është me interes jetik për Serbinë. Çdo vonesë do të jetë e rrezikshme", ka shtuar ai.

Jeremiq i bëri këto komente në Vjenë, ku u takua me homologun austriak dhe me kryeparlamentaren e këtij vendi.
XS
SM
MD
LG