Ndërlidhjet

Gifords hiqet nga aparatet e frymëmarrjes


Kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, e cila pësoi lëndime të rënda nga sulmet në Arizona, vazhdon të tregojë shenja përmirësimi.

Ajo është hequr nga aparatet e frymëmarrjes, duke i lejuar të marrë frymë e vetme. Mjekët thonë se Gifords vazhdon të mbetet në gjendje kritike, porse po shërohet mirë.

Sulmi i 9 janarit në Takson të Arizonës ka lënë gjashtë të vdekur, në mesin e të cilëve një vajzë 9-vjeçare.
XS
SM
MD
LG