Ndërlidhjet

Obama përgëzon popullin sudanez


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përgëzuar sudanezët për referendumin. Ky i fundit pritet të çojë Sudanin jugor drejt shkëputjes nga veriu.

“Të shohësh aq shumë sudanezë duke votuar në një referendum të rregullt dhe paqësor, është frymëzim për botën”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan po ashtu ka deklaruar se kjo ngjarje do t’iu mundësojë sudanezëve në jug dhe udhëheqësve të tyre të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
XS
SM
MD
LG