Ndërlidhjet

Presidenti afgan do vizitojë Rusinë



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai planifikon të vizitojë Rusinë gjatë kësaj jave.

Gjatë vizitës dy ditore të enjten dhe të premten, Karzai do të bisedojë me presidentin Dimitri Medvedev mbi bashkëpunimin ekonomik, përfshirë furnizimin me karburante.

Bashkimi Sovjetik e pushtoi Afganistanin në vitin 1979, duke nxitur rezistencën e mbështetur nga SHBA-të, e cila rezultoi me tërheqjen e armatës sovjetike 10 vjet më pas.

Marrëdhëniet e Moskës dhe Kabulit janë përmirësuar pas përmbysjes së regjimit të talibanëve nga invazioni amerikan në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG