Ndërlidhjet

Vetëvrasja e gjashtë në Algjeri kundër varfërisë


Një grua në Algjeri ka vënë veten në zjarr, duke çuar në gjashtë numrin e personave që vetëdigjen brenda një jave.

Vetëvrasjet publike janë nxitur nga pakënaqësia me rritjen e çmimeve dhe të papunësisë.

Algjirianët thuhet se po ndjekin shembullin e një të riu tunizian, i cili dogji veten në dhjetorin e kaluar. Vdekja e tij ngjalli protesta që rezultuan me rrëzimin e presidentit të Tunizisë, Ben Ali, pas 23 vjetësh në pushtet.

Protesta të ngjashme kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës arabe, përfshirë dhe Egjiptin.
XS
SM
MD
LG