Ndërlidhjet

Rusia dhe Afganistani rrisin bashkëpunimin ekonomik


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është takuar me homologun rus, Dmitri Medvedev, në Moskë, për të biseduar rreth forcimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Të dy udhëheqësit u zotuan për t’i zgjeruar marrëdhëniet tregtare, ndërsa nënshkruan dhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Medvedev tha se “vizita e Karzait do të duhej të hapte një faqe të re në marrëdhëniet tona”.

“Rusia do të donte të shihte fqinjin e afërt, Afganistanin, si shtet të pavarur dhe të begattë, me institucione të efektshme dhe të afta për të siguruar zhvillimin e vendit në dekadat e ardhshme”, tha Medvedev.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar pas bisedimeve, Medvedev tha se ka pranuar një ftesë për të vizituar Afganistanin.

Karzai më vonë do të takojë kryeministrin rus, Vladimir Putin.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një kreu të shtetit afgan që nga lufta me Bashkimin Sovjetik.

Ndërsa Karzai ka vizituar Moskën për takime të samiteve, kjo është vizita e tij e parë shtetërore që nga marrja e detyrës në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG