Ndërlidhjet

KFOR-i dorëzon përgjegjësi te Policia e Kosovës


Policia kufitare e Kosovës mori sot kontrollin mbi një pjesë të kufirit me Maqedoninë, në jug të Dragashit.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, bashkë me ministrin në dorëheqje të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, ministren maqedonase të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe zëvendësshefin e EULEX-it, Endrju Sparks.

Institucionet e Kosovës e kanë vlerësuar lart marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i.

Forcat e NATO-s po transferojnë nëpër faza kalimin e përgjegjësive për ruajtjen e kufirit te forcat kosovare.
XS
SM
MD
LG