Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmi me bombë në funeral – 14 të vrarë


Raportohet se së paku 14 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi me një makinë-bombë, në një ceremoni varrimi në një lagje shiite të Bagdadit.

Një zyrtar i ministrisë së brendshme tha se sulmi i sotëm, ndodhi kur makina-bombë “shpërtheu afër vendit ku po mbahej një ceremoni e varrimit”.

Ai theksoi se sulmi ndodhi në lagjen Shuala, me popullatë shumicë shiite, në pjesën veriore të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG