Ndërlidhjet

Gjermania mbështet thirrjet për demokraci në Egjipt


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se Berlini i mbështet thirrjet për demokraci në Egjipt, ndërsa kërkoi nga autoritetet që protestat “të merren seriozisht”.

“Qeveria e Gjermanisë është në anën e atyre që bëjnë thirrje për demokraci dhe për të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Vestervelle, para se të largohej për në Izrael, ku merr pjesë në konsultimet dypalëshe.

“Ne nuk e dimë ende se kah do të shkojnë zhvillimet politike në Egjipt, por një gjë është e qartë – asgjë nuk do të jetë si më parë”, ka shtuar ai.

Duke përshëndetur “dëshirën e zjarrtë për liri dhe demokraci” në botën arabe, kryediplomati gjerman tha se protestat në Egjipt shpërthyen nga “zemra e shoqërisë, në veçanti nga brezi i ri dhe klasa e mesme”.
XS
SM
MD
LG