Ndërlidhjet

Berlini i kërkon Iranit t'i lirojë dy gazetarët


Gjermania i bëri thirrje Iranit që menjëherë t'i lirojë dy gazetarët që u arrestuan për shkak se raportonin për gruan e dënuar me vdekje me hedhje gurësh, rasti i së cilës nxiti dënime nga mbarë bota.

Ministrja e Drejtësisë, Sabine Lojtecer-Shnarenberger, e bëri thirrjen në të përditshmen "Bild am Sontag".

Markus Hellvig and Jens Koh punojnë për gazetën "Bild am Sontag."

Ata u arestuan në tetor në qytetin Tabriz, për shkak se kishin intervistuar djalin dhe avokatin e Sakine Mohamadi Ashtianit, e dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore.
XS
SM
MD
LG