Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Irani t'i ndalë ekzekutimet



Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Iranit që t'i ndalë ekzekutimet, ndërsda Departamenti i Shtetit tha se është "veçanërisht i shqetësuar" nga varja e gruas iraniano-holandeze, e cila nuk u lejua të ketë qasje në konsullatën.

Zahra Bahrami, 46 vjeç, e cila kishte fituar shtetësi holandeze, u var të shtunën nën akuzat për posedim dhe shitje të drogës.

Ajo u arestua në dhjetor 2009, pasi iu bashkangjit protestave antiqeveritare gjatë kohës kur ndodhej për vizitë te familjarët e saj në Republikën Islamike.

Në reagimin ndaj ekzekutimit të saj, Holanda i pezulloi lidhjet zyrtare me Iranin.

Bashkimi Evropian gjithashtu e ka dënuar varjen e Bahramit.
XS
SM
MD
LG