Ndërlidhjet

Lavrov: Me Bellorusinë duhet dialog dhe jo sanksione



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, tha se janë të papranueshme masat e ashpra të presidentit të Bellorusisë, Aleksandr Lukashenko kundër opozitës në zgjedhjet e dhjetorit.

Por për kryediplomatin rus, vendosja e sanksioneve është e motivuar politikisht.

Lavrov konsideron se do të kishte më shumë efekt nëse me Bellorusinë vendosej dialogu, e jo vendi të izolohej përmes sanksioneve.

Në fillim të javës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën një paketë të re sanksionesh kundër Lukashenkos dhe më shumë se 150 zyrtarëve bellorusë.
XS
SM
MD
LG