Ndërlidhjet

PS-ja nisi protestat në disa rrethe të Shqipërisë



Partia Socialiste ka filluar protestat në Vlorë, Korçë, Lezhë dhe në Tiranë. Në kryeqytet njerëzit do të bllokojnë rrugët kryesore, derisa grumbullimi i protestuesve po bëhet nga pesë pika.

Në Vlorë, mijëra qytetarë nën drejtimin e kreut të socialistëve, Edi Rama, po marshojnë me parrulla kundër qeverisë. Asnjë nga mitingjet e opozitës nuk pritet të ketë fjalime.

Opozita e bashkuar njoftoi dje se skema e protestave të sotme është e ndryshme nga të mëparshmet. Kjo është e premtja e tretë me rradhë që PS-ja organizon protesta. Në demonstratën e 21 janarit mbetën të vrarë tre persona.
XS
SM
MD
LG