Ndërlidhjet

Nikoliq premton protestë paqësore në Beograd



Kreu i opozitës nacionaliste në Serbi, Tomisllav Nikoliq, ka premtuar se protesta anti-qeveritare e së shtunës do të jetë paqësore.

Organizatorët dhe policia kanë rënë dakord që 10 mijë policë të mbikqyrin protestën e fundjavës, në mënyrë që ajo të mos shndërrohet në të dhunshme, siç ka ndodhur në të shkuarën, tha Nikoliq.

Nacionalistët kërkojnë nga qeveria të përcaktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike dhe rritjes së shkallës së varfërisë në vend. Qeveria i ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhje para vitit 2012.
XS
SM
MD
LG