Ndërlidhjet

Obama: Tranzicioni në Egjipt të nisë tani


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka përsëritur thirrjen që tranzicioni politik në Egjipt të fillojë menjëherë.

“E ardhmja e Egjiptit do të përcaktohet nga populli i këtij vendi. Është gjitahshtu e qartë se ekziston nevoja që procesi i tranzicionit të fillojë tani. Kjo periudhë tranzicioni duhet të nisë një proces të bazuar mbi respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Obama.

Protestat që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Mubarak kanë vazhduar edhe gjatë natës së shkuar.
XS
SM
MD
LG