Ndërlidhjet

Vendimi i SHBA-ve hidhëron familjen e Vang Paos


Familja e ish-gjeneralit të Laosit, Vang Pao, e quajti “të turpshëm” vendimin e ushtrisë amerikane për të hedhur poshtë kërkesën që aleati i Shteteve të Bashkuara në luftën e Vietnamit të varroset në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Familja e Paos tha se mohimi është “një mësim për mënyrën se si administrata e presidentit Obama i nderon aleatët e Amerikës”.

Dy kongresmenë të Kalifornisë kanë bërë kërkesën që Pao të varroset pranë ushtarëve amerikanë me të cilët kishte luftuar.

Sekretari i ushtrisë, Xhon Mekhag, tha se kërkesa është hedhur poshtë pas një rekomandimi unanim të bordit të zyrtarëve ushtarakë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG