Ndërlidhjet

Sarkozi: Ministrat të mos lragohen për pushime


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se të gjithë ministrat qeveritarë duhet të qëndrojnë në Francë për pushimet e tyre.

Sarkozi tha në mbledhjen e kabinetit se ftesat jashtë vendit do të “autorizohen” nga kryeministri dhe sektori diplomatik “për të parë nëse ato janë në përputhje me politikën e jashtme të Francës”.

Komentet vijnë një ditë pasi kryeministri François Fillon ka pranuar se ka pasur pushime familjare për Vitin e Ri në Nil, të paguara nga presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Ministrja e Jashtme, Mishel Alliot Mari, është përballur me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi ka pranuar se ka përdorur një aeroplan në pronësi të një biznesmeni tunizian, i cili dyshohej të ketë lidhje me regjimin e rrëzuar të presidentit Ben Ali.
XS
SM
MD
LG