Ndërlidhjet

Dridhje toke në Kili


Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Kilin në pothuajse të njëjtin vend ku dridhjet e vitit të kaluar shkaktuan cuanmi dhe shkatërruan disa qytete bregdetare.

Energjia elektrike dhe shërbimet e telefonit janë ndërprerë, por nuk ka pasur raportime për viktima në njerëz apo dëme materiale.

Shërbimi gjeologjik nuk ka dhënë alarm për cunami, ndërsa presidenti kilian, Sebastian Pinera, ka bërë thirrje për qetësi.

Në tërmetin e 2010-ës në Kili kanë humbur jetën më shumë se 500 persona.
XS
SM
MD
LG