Ndërlidhjet

logo-print

Pediatrët nuk rekomandojnë pije energjetike


Pijet energjetike nuk janë studjuar por konsumohen së tepërmi, dhe mund të jenë të rrezikshme për fëmijët dhe të rinjtë, paralajmërojnë mjekët në revistën amerikane "Pediatrix", dhe thonë se fëmijët nuk duhet ta konsumojnë këtë pije.

Rreziqet nga konsumi i pijeve energjetike, kryesisht për shkak të pranisë së madhe të kofeinës dhe përbërësve të ngjashëm, mund të jenë rrahja e shpejtuar e zemrës, sulmi në zemër, gjakderdhja në tru, madje edhe vdekja e papritur, thuhet në artikullin e shkruar nga një grup i pediatrëve.

Dakota Sejlor (Dacota Salior), nxënëse e shkollës së mesme nga shteti Misuri, tha se është shtruar pesë ditë në spital pas sulmit në zemër, që e kishte marrë si pasojë e pirjes së dy pijeve të fuqishme energjetike.

Mjekët kanë thënë se 18 vjeçarja ka pësuar sulm në zemër për shkak të sasisë së madhe të kofeinës apo substancave të ngjashme.
XS
SM
MD
LG