Ndërlidhjet

SLS, padi kundër Rada Trajkoviqit


Partia Liberale Serbe (SLS) ka vendosur të ngrejë një padi kundër zonjës Rada Trajkoviq për, siç thuhet, shpifje dhe akuza kundër SLS-së.

Në një komunikatë për shtyp, Dalibor Jevtiq, drejtor ekzekutiv i kësaj partie, citohet të ketë thënë se edhe pas fushatës zgjedhore, zonja Trajkoviq ka vazhduar ta akuzojë SLS-në.

Trajkoviq, e cila është bartëse e Listës Unike Serbe, nuk e ka komentuar padinë e mundshme.
XS
SM
MD
LG