Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Liderët opozitarë sfidojnë thirrjet për dënim me vdekje


Dy liderët opozitarë të Iranit kanë sfiduar thirrjet për dënimin me vdekje të tyre, pas protestave që rezultuan me dy të vrarë.

Mehdi Karubi tha se është i gatshëm të paguajë “çdo çmim” për të arritur ndryshimet demokratike në vend, ndërsa Mir Husein Musavi ka vlerësuar lart protestuesit.

Demonstratat e së hënës janë organizuar në solidarizim me kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt, por janë shndërruar në protesta antiqeveritare, me përleshje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Ligjvënësit iranianë kanë kërkuar që Karubi dhe Musavi të dënohen me vdekje. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se “armiqtë” që organizojnë protesta, do të dështojnë në arritjen e qëllimeve.
XS
SM
MD
LG