Ndërlidhjet

Tanzani: Nga eksplodimet në depon ushtarake – 17 të vrarë


Autoritetet thonë se së paku 17 vetë janë vrarë nga eksplodimet në një depo të municioneve në bazën ushtarake në qytetin më të madh në këtë vend, Dar-es-Salam.

Gjatë këtyre eksplodimeve, që ndodhën mbrëmë vonë, janë plagosur më se 150 të tjerë, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Disa ndërtesa janë shkatërruar nga eksplodimet, ndërsa disa prej tyre, edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ishin të përfshira nga zjarri.

Autoritetet thonë se duket se eksplodimet ishin aksidentale.

Ky është incidenti i dytë i tillë në Dar-es-Salam, viteve të fundit.

Në prill të vitit 2009, nga shpërthimet në një depo ushtarake të armatimit ishin vrarë 26 vetë.
XS
SM
MD
LG