Ndërlidhjet

Protesta qesharake në Belgjikë


Sedrik Koderlier krijoi një faqe në internet të quajtur “Mjekra për Belgjikën”, ku burra e gra i dërgojnë fotografitë e tyre me mjekër.

Sedrik Koderlier krijoi një faqe në internet të quajtur “Mjekra për Belgjikën”, ku burra e gra i dërgojnë fotografitë e tyre me mjekër.

Me siguri keni dëgjuar për revolucionet e Jaseminës apo Lotusit. Por, a keni dëgjuar për Revolucionin e Patateve të Skuqura?

Megjithëse janë larg një botë nga trazirat në Tunizi dhe Egjipt, belgët nuk shpresojnë ta rrëzojnë qeverinë e urryer, por ta detyrojnë politikën që më në fund të bien dakord të formojnë një qeveri.

Në mesnatë, Belgjika do të shënojë një rekord: 250 ditë pa qeveri. Rekordi ia kalon edhe atij në Irak.

Në zgjedhjet, dy partitë me qëndrime diametralisht të kundërta, Aleanca e Re Flamane dhe Partia Socialiste Frankofone fituan më së shumti ulëse në Parlament.

Mbreti Alberti II, disa herë i ka ftuar politikanët e spektreve të ndryshme të formojnë qeverinë me bazë të gjerë për 6 milionë holandisht-folësit dhe 4.5 milionë frankofonët.

Por, derisa vendi është bërë objekt i karikaturave qesharake, belgët me kokëfortësi refuzojnë ta marrin problemin seriozisht. Sedrik Koderlier iu bashkëngjit protestës, e cila synon t’u thotë politikanëve që të shpejtojnë dhe ta formojnë qeverinë.

“Mënyra më qesharake ndoshta është më e mira për ta dërguar mesazhin. Nuk duam ta fajësojmë njërin apo tjetrin, një politikan apo politikanin tjetër. Ne vetëm duam një zgjidhje, që ende nesër të jetojmë bashkë”,
tha Koderlier.

Ai krijoi një faqe në internet të quajtur “Mjekra për Belgjikën”, ku burra e gra i dërgojnë fotografitë e tyre me mjekër, qoftë të vërtetë apo false.

Më shumë se një mijë fotografi janë mbledhur prej janarit, kur aktori belg u bëri thirrje bashkëkombësve të vet që mos ta rruajnë mjekrën deri sa të formohet qeveria.

Koderlier iu bashkua thirrjes dhe shpreson se politikanët do të fillojnë të kuptojnë.

Qëllimi është të dërgohet një mesazh jopolitik për të thënë se ne ende po e presim qeverinë, se ende jetojmë në Belgjikë, se jemi belgë dhe duam të gjeni një zgjidhje”, thotë Kordelier.

Belgët e shprehin mospajtimin në mënyrë të pazakonshme. Rritja e mjekrës është vetëm njëri nga aksionet që janë ndërmarrë në të ashtuquajturin “Revolucion të Patateve të Skuqura”.

Një senator belg u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të abstenojnë nga seksi derisa të formohet qeveria.

Në universitetin flaman në qytetin Gent, studentët kanë premtuar të zhvishen.

Në Leuve, afër Brukselit, njerëzit ofrojnë falas patate të skuqura.

“Është fare lehtë. Nuk ka dhunë prapa kësaj. Nuk paraqet ndonjë e metë në jetën e përditshme. Është e lehtë dhe bëhet shpejt”
, tha Koderlier.

Por, vetë Koderlier nuk ka shkuar aq larg sa ta lëshojë mjekrën.
XS
SM
MD
LG