Ndërlidhjet

Protesta e të vrarë në Libi



Disa qindra mbështetës të udhëheqësit libian, Muhamer Gadafi, janë mbledhur në Tripoli në shenjë kundërshtimi ndaj protestave anti-qeveritare.

Përmes thirrjeve në internet kundërshtarët e regjimit të Gadafit kanë kërkuar organizimin e "Ditës së Zemërimit", e frymëzuar nga protestat në Egjipt e Tunizi, që çuan në rrëzimin e regjimeve.

Human Rights Watch ka njoftuar se autoritetet libiane kanë arrestuar 14 aktivistë, shkrimtarë e protestues, që janë marrë me përgatitjen e protestave.

Mediat libiane raportojnë se dy të rinjë janë vrarë gjatë protestave të së mërkurës në qytetin e Al Baidas. Burimet e opozitës kanë raportur për gjashtë të vrarë në Bengazi.
XS
SM
MD
LG