Ndërlidhjet

SHBA kufizon lëvizjen e personelit në zonat palestineze


Konsulata e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem ka kufizuar lëvizjen e stafit në disa zona palestineze të Bregut Perëndimor.

Ky hap vjen një ditë pasi SHBA-të kanë vënë veto ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila dënon ndërtimin e vendbanimeve izraleite në territorin palestinez.

Reduktimet e lëvizjeve kanë nisur sot për të zgjatur deri të hënën. Më herët, qindra palestinezë kanë demonstruar kundër SHBA-ve në qytetet Tulkarm dhe Nablus.
XS
SM
MD
LG