Ndërlidhjet

logo-print

NATO heton akuzat për vrasjen e 64 civilëve


NATO-ja ka bërë të ditur se do të hetojë pohimet e zyrtarëve afganë se 64 civilë, shumica nga ta gra dhë fëmijë, janë vrarë në operacionet e aleancës në verilindje të Afganistanit.

Sipas burimeve zyrtare në Kabul, 20 nga viktimat ishin gra, 29 fëmijë apo të rinj të moshës 7 deri në 20 vjeç, ndërsa të tjerët meshkuj të rritur.

Viktimat civile në operacionet e NATO-s kanë qenë prej kohësh burim i mosmarrëveshjeve mes qeverisë afgane dhe partnerëve të saj perëndimorë.
XS
SM
MD
LG