Ndërlidhjet

Bllokohet magjistralja Mitrovicë - Leposaviq


Rreth 100 persona kanë bllokuar sot në shenjë proteste rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq.

Policia e Kosovës bën të ditur se bllokada ka zgjatur rreth një orë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.

"Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe monitorues të komponentit policor të EULEX-it ishin prezentë në vendngjarje për të monitoruar veprimet gjatë kësaj proteste, që për qëllim kishte kundërshtimin e prezencës së njësisë së trafikut rajonal të Policisë së Kosovës", thuhet në komunikatën e policisë.
XS
SM
MD
LG