Ndërlidhjet

Libi: Gadafi i quan protestuesit “tradhtarë dhe mercenarë”


Lideri i Libisë, Muamer Gadafi, tha se nuk do të tërhiqet, ashtu siç kërkohet në protestat masive kundër sundimit të tij 41 vjeçar dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të tij, që t’i sulmojnë kundërshtarët e regjimit të tij.

Në fjalimin e mbrëmshëm në Televizionin shtetëror, Gadafi ka shprehur përkushtimin për të luftuar deri në “pikën e fundit të gjakut të tij”, dhe tha se ishte i gatshëm të vdes si “martir”.

Ai, poashtu, i quajti protestuesit “tradhtarë dhe mercenarë”, që e meritojnë vdekjen, dhe ka kërkuar nga mbështetësit e tij që ta sigurojnë vendin.

Ky fjalim i tij u bë në kohën kur raportohet se forcat e tij më nuk i kanë nën kontroll disa pjesë në lindje të Libisë, ndërsa diplomatët e këtij vendi në Kombet e Bashkuara dhe në vendet e tjera, po vazhdojnë të shkëputen nga regjimi i Gadafi, për shkak të raporteve për masakra ndaj protestuesve kundër qeverisë.
XS
SM
MD
LG