Mijëra të huaj vazhdojnë të braktisin Libinë në kohën kur po intensifikohen përplasjet ndërmjet Moamer Gadafit dhe kundërshtarëve të tij që kërkojnë t'i japë fund sundimit 42 vjeçar.
Kundërshtarët e regjimit raportohet se e mbajnë kontrollin në zonat lindore të Libisë, përfshirë qytetet Bengazi dhe Tobruk, kurse forcat pro Gadafit përpiqen të kontrollojnë Tripolin dhe rajonet perëndimore.
Gadafi, i cili përballet me largimin e disa diplomatëve dhe elementeve të ushtrisë, është zotuar të shtypë revoltën e opozitës dhe të mbajë pushtetin.
Qindra njerëz besohet se janë vrarë në trazirat që shpërthyen javën e kaluar, por nuk ka informata të verifikuara.
Ndërkohë, shumë vende i vazhdojnë operacionet për evakuimin e shtetasve të tyre nga Libia, njërin nga prodhuesit më të mëdhej të naftës në botë.
Turqia tha se po e zhvillon evakumin më të madh në histori për t'i mbrojtur rreth 25 mijë punëtorët turq në Libi, kurse vendet e Bashkimit Evropian kanlë ndërmarrë hapa për t'i avakuar reth 10 mijë shtetasit e BE-së.
Kina, India dhe SHBA-të gjithashtu përpiqen t'i evakuojnë mijëra shtetasit e tyre.